Google Fiber vazhdon të zgjerohet

Google Fiber, rrjeti i gjigandit teknologjik për internet, është duke ardhur edhe në katër vende të reja, njoftoi kompania të martën, transmeton itShqip. Google Fiber është një shërbim për...

Google Fiber vazhdon të zgjerohet

Google Fiber, rrjeti i gjigandit teknologjik për internet, është duke ardhur edhe në katër vende të reja, njoftoi kompania të martën, transmeton itShqip.

Google Fiber është një shërbim për internet që ka shpejtësi “100 herë më të madhe sesa operatorët e zakonshëm,” bazuar nga kompania. Shërbimi do të lansohet në Atlanta, Nashville dhe në dy qytetet veriore të Karolinës: Raleigh-Durham dhe Charlotte.

Aktualisht, shërbimi, i cili është prezantuar në vitin 2012, është në dispozicion vetëm në qytetet si Kansas, Mo, Austin, Texas, Provo dhe Utah. Google ka qenë mjaft e kujdesshme në shpërndarjen e këtij shërbimi duke përzgjedhur zona të posaçme për internetin Fiber.

Pesë qytetet e tjera si Portland, Ore, San Jose, San Antonia, Salt Lake janë gjithashtu në pjesë e listës nga Google që pretendojnë të marrin shërbimin, por data e lansimit në këto qytete mbetet ende e paqartë.

Çmimi njëmujor me internet 1 Gbps dhe TV është 130 dollarë, ndërsa pa TV, shërbimi do të kushtojë vetëm 70 dollarë. Sidoqoftë, çmimi i këtij shërbimi pritet të zbritet brenda muajve të ardhshëm./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY