Google gjobitet me 15 milionë euro nga vëzhguesit holandez

Google është kërcënuar me një gjobë deri në 15 milionë euro nëse nuk ofron një mbrojtje më të mirë të privatësisë së qytetarëve holandez. Kërcënimi është bërë nga agjencia...

Google gjobitet për 15 milionë euro nga vëzhguesit holandez
Google është kërcënuar me një gjobë deri në 15 milionë euro nëse nuk ofron një mbrojtje më të mirë të privatësisë së qytetarëve holandez.

Kërcënimi është bërë nga agjencia për mbrojtjen e të dhënave (DPA), që ka thënë se Google ka thyer ligjet vendore për qeverisjen e të dhënave të përdoruesve. Gjigantit kërkimor i është dhënë kohë deri në fund të muajit Shkurt të vitit 2015 për të ndryshuar mënyren se si mban të dhënat personale.

Google deklaroi se ishte e “dëshpëruar” nga vendimi i vëzhguesve për të dhënat e përdoruesve holandez. ” Kjo është duke ndodhur që nga viti 2012, shpresojmë që durimi ynë nuk do të sfidohet më,” tha kryetari i DPA-së, Jacob Kohnstamm, transmeton ITshqip.

Informatat rreth fjalëve kyçe, mesazheve, lokacionin e të dhënave, shikimin e videove janë përdorur nga Google për të ndërtuar një profil për secilin përdorues të gjigandit kërkimor.

Ligji holandez thotë që Google duhet të ju tregojë përdoruesve për grumbullimin e të dhënave dhe të kërkoj leje nga ata para se t’i kombinoj apo analizoj, tha zotri Kohnstamm. Një përfaqsues nga Google tha “Ne jemi të zgjënjyer në autoritetet për mbrojtejen e të dhënave të holandezve, veçanarisht pas ndryshimeve që kemi bërë në këtë fushë.”

“Megjithatë, kohëve të fundit ne kemi dërguar disa propozime për ndryshimet e ardhshme tek grupi për rregullimin e privatësisë evropiane, dhe kemi në plan të diskutojmë së shpejti me ta.”

Agjencia për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve holandez është njëri prej gjashtë grupeve evropiane për rregullimin e të dhënave që vëzhgon ndryshimet që bënë Google për të unifikuar veprimet që bëhen në privatësi në mbarë botën./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY