Google ka filluar bisedimet për të blerë Softcard

Kompania amerikane që iu lejon të kryeni pagesat përmes telefonit Softcard, e njohur më parë si Isis, pritet të blihet nga Google, bazuar në disa raporte nga Techcrunch. Marrëveshja...

Google ka filluar bisedime për të blerë Softcard

Kompania amerikane që iu lejon të kryeni pagesat përmes telefonit Softcard, e njohur më parë si Isis, pritet të blihet nga Google, bazuar në disa raporte nga Techcrunch. Marrëveshja mendohet të përfundojë për vetëm 100 milion dollarë.

Softcard filloi punën si Isis dhe ishte e krijuar në bashkëpunim me AT&T, Verizon, dhe T-Mobile. Pavarësisht qëndrimit prapa tre gjigandëve kaq të mëdhenj, kompania që ofron një sistem të pagesave përmes telefonave të mençur me teknologjinë NFC nuk arriti kurrë të ketë suksesin e dëshiruar. Vitin e kaluar, kompania ndryshoi emrin nga Isis në Softcard për ti parandaluar ngatërrimet me organizatën terroriste.

Aktualisht Google ka sistemin e saj të ngjashëm , Google Wallet, që konkurron ndaj kompanisë Softcard. Nëse kjo e fundit pranon marrëveshjen për blerje, Google do të ketë një konkurrent më pak në treg dhe do të fitojë gjithashtu më shumë energji kundër rivalit Apple Pay. Megjithëse Softacard nuk ka qenë në gjendje të mirë që një kohë të gjatë duke pushuar madje edhe 60 punëtorë nga puna, blerja nga Google mund të ishte një gjë e mirë për ta./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY