Google ka fillur të lëshojë përditësimet për pajisjet të variantit Nexus duke sjellur Android 4.3. Përditësimet janë në dispozicion për Nexus 4, Galaxy Nexus, Nexus 7 2012/13 dhe Nexus 10.
Përditësimi do të përmirësoj numrin tuaj të ndërtimit duke e ndrruar atë nga JWR66V në JWR66Y. Ky përditësim me sasi 2MB nuk sjell ndonjë karakteristikë të re, por është më shumë një përditësim për sigurinë e pajisjes.
Nuk dihet ende nëse ky azhornim/përditësim sjell ndonjë përmirësim në performanca të pajisjes, por duke marrur parasysh madhësin e përditësimit kjo nuk duhet të pritur. Përdoruesit që kanë kaluar në Andorid 4.3 janë ankuar për disa probleme me përditësime, por shpresojmë se ky do jetë një azhornim i cili do i rregullojë ato.
Përditësimet e fundit kanë filluar të dalin dhe së shpejti do jetë në dispozicion edhe në pajisjet e tuaja që i përkasin variantit Nexus./itShqip