Google paguan hakerët për të përmirësuar sigurinë në Android

Nuk mbeten sekrete shpërblimet e mëdha që Google ka ofruar tek hulumtuesit dhe hakerët për gjetjen e vrimave apo lëshimeve në shfletuesin Chrome dhe programeve të tjera nga Google....

Google paguan hakerët për përmirësuar sigurinë në Android

Nuk mbeten sekrete shpërblimet e mëdha që Google ka ofruar tek hulumtuesit dhe hakerët për gjetjen e vrimave apo lëshimeve në shfletuesin Chrome dhe programeve të tjera nga Google. Në të vërtetë, kohëve të fundit Google ka njoftuar që mbi 4 milionë dollarë janë ndarë gjatë pesë viteve të fundit për këto çështje, dhe tani kompania dëshiron të hap gjërat edhe më shumë duke përfshirë dyqanin Google Play Store dhe shërbimet e tjera, në mënyrë për të sjellur një siguri më të mirë rreth ekosistemit në Android.

Google do të kontaktojë hulumtuesit që kanë zbuluar lëshimet apo vrimat në të kaluarën, dhe në vend që t’iu ofrojë shpërblime, kompania do dhurojë vetëm shuma të mëdha parash, transmeton itShqip. Çdo rast hulumtues do të vlerësohet deri në 3133.70 dollarë, duke mos pasur nevojë as të dëshmojë për lëshimin apo vrimën e gjetur. Ekipi i sigurisë së gjigandit kërkimor Google thjeshtë dëshiron një mendim dytësor për ndonjë lëshim të gjetur në Goolge Play Store apo diku tjetër.

Në fund, të gjithë përdoruesit e platformës Android do të ndihen të kënaqur me këtë iniciativë nga kompania, e cila do të njoftoi për çdo detajë në të ardhmen rreth programit të ri. Shpresojmë që gjatë këtij viti Google nuk do të jetë më pjesë e listave që shfaqin hakimet më të mëdha për çdo vit./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY