Një raport i ri detajon se si një grup hakerash, besohet që janë nga Irani, kanë përdorur profilet falso në media sociale për të mbledhur informata nga figurat ushtarke dhe poilitike në Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli dhe disa vende tjera.
Ekspertet e sigurisë në iSight Partners e kan quajtur këtë si spiunazhi më i sosfitifikuar ndonjëherë.
Dinakëria është e shtrirë gjatë tri viteve, derisa hakerat kanë ndërtuar profile falso në Facebook, Twitter, LinkedIn dhe Google+ për të arritur objektivat e tyre.
Qëllimet e hakerëve mbeten ende të paqarta, por sipas iSight, ata kanë mbledhur akitivitetet themolore, vendet, përditësimet e rrjeteve sociale, poseudonimet dhe fjalëkalimet nga sulmet Phishing të bëra, si dhe informacionet e tjera të marrura nga sulmet me qëllime keqdashëse.
iSight ka punuar me FBI-në për të informuar agjencitë qeveritare dhe klientët e tyre kur ata lëshuan raportin. Për të gjithë ne, ajo që duhet mbajtur mend është ” mos besoni çdo gjë që shihni në mediat sociale”./itShqip