Hakerët ofrojnë mito deri në 20 mijë euro për punëtorët e Apple

Një punonjës i pakënaqur mund të kthehet në një makth për ju dhe kompaninë tuaj. Në ditët e sotme, instalimi i një antivirusi apo ndonjë aplikacioni tjetër të sigurisë...

hacking-apple-id

Një punonjës i pakënaqur mund të kthehet në një makth për ju dhe kompaninë tuaj.

Në ditët e sotme, instalimi i një antivirusi apo ndonjë aplikacioni tjetër të sigurisë duket se do të jenë të pamjaftueshme për të ruajtur të dhënat e kompanisë tuaj.

Çfarë do të bënit nëse vetë punonjësi juaj do të korruptohej dhe të bënte publikimin e këtyre të dhënave me rëndësi të lartë për kompaninë tuaj?

Pra, instalimi i një antivirusi apo ndonjë aplikacioni tjetër të sigurisë nuk do të largojnë rrezikun ndaj jush ngase gjithmonë do të ekziston rreziku i brendshëm që do të vinte nga njëri prej punonjësve tuaj, shkruan itshqip.com.

Një rast i tillë vitin e kaluar i kishte ndodhur Yandex-it, kur një punonjës e kishte vjedhur kodin burimor të motorit të tyre të kërkimit dhe ishte përpjekur që ta shiste atë në tregun e zi për një shumë prej rreth 26 mijë eurove.

Viteve të fundit hakerët janë duke përdorur teknika të ndryshme për të arritur deri tek të dhëna tepër të rëndësishme, dhe teknika e tyre duke tentuar të korruptojnë punonjësit e një kompanie për të marrë nga ata të dhëna tepër të rëndësishme paraqet ndoshta rrezikun më të madh ngase më parë një gjë e tillë as që ishte menduar se do të mund të ndodhte.

Rasti më i freskët është ai i ofrimit të një shume prej rreth 20 mijë eurove për punonjësit e kompanisë Apple në Irlandë në shkëmbim të të dhënave me rëndësi, përfshirë edhe fjalëkalimet në serverët e kompanisë.

Hakerët ofertat e tyre për të korruptuar punonjësit e Apple i dërgojnë përmes mesazheve me e-mail. Por sipas përfaqësuesve të Apple deri më sot hakerët nuk kanë arritur të korruptojnë asnjërin nga punonjësit e tyre.

Sipas një ankete të bërë vitin e kaluar, 74% e ekspertëve nga fusha e teknologjisë informative i frikësohen rrezikut nga brenda, pra nga ndonjë prej punonjësve të kompanisë ku punojnë ata./itshqip.com

Categories
LajmetoplajmWeb
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY