Hakerët rrëzojnë rrjetin kompjuterik të Sony Pictures

Rrjeti kompjuterik Sony Pictures Entertainment është rrëzuar nga hakerët duke detyruar kompaninë të mbyll plotësisht sistemin e saj. Një ish punonjës i Sony Pictures ka ngarkuar një imazh, në...

Hakerët rrëzojnë rrjetin kompjuteri të Sony Pictures

Rrjeti kompjuterik Sony Pictures Entertainment është rrëzuar nga hakerët duke detyruar kompaninë të mbyll plotësisht sistemin e saj.

Një ish punonjës i Sony Pictures ka ngarkuar një imazh, në të cilën ai pretendon se është shfaqur në të gjithë ekranat e kompjuterëve të Sony Pictures të Hënën. Ky imazh tregon që sistemi është hakuar nga #GOP apo hakerët e grupit Guardians Of Peace.

Hakerët rrëzojnë rrjetin kompjuteri të Sony Pictures1

Në këtë imazh gjendet edhe një mesazh në të cilin është thënë që nëse kërkesat nuk përmbushen, atëherë grupi do të nxjerr të dhënat “sekrete” të Sony-it.

“Ne tashmë po ju paralajmërojmë, ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë derisa kërkesa jonë të plotësohet. Ne tani posedojmë të gjitha të dhënat e juaja sekrete duke përfshirë edhe ato më të fshehtat. Nëse nuk na dëgjoni, ne do t’i lëshojmë të dhënat për t’i parë e gjithë bota,” thotë ky mesazh tronditës për kompaninë.

Afati për lëshimin e të dhënave ishte të Martën, ora 18:00.

Sipas disa raporteve, Sony Pictures është duke hetuar rastin dhe shpreson se do të zgjedhet brenda tri javëve.

Sony është vërtetë shumë i prekuar nga sulmet e hakerëve, rrjeti i saj i PlayStation është hakuar në Prill të 2011, gjithashtu edhe në Gusht të 2014. Ndërsa Sony Pictures është hakuar në Qershor të 2011, duke ekspozuar të dhëna private të më shumë se 37.000 përdoruesëve./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
4 Comments on this post.
  • Hakohen llogaritë në Twitter të UPI-së dhe New York Post | Informatika Shqiptare
    17 January 2015 at 14:00

    […] Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti Barack Obama solli propozimet e tij për të përforcuar ligjet kibernetike të sigurisë si pasojë e sulmeve të profilit të lartë në llogarinë në Twitter të Pentagon-it dhe kompanisë Sony Pictures. […]

  • Sulmi kibernetikë i kushtojë Sony-it 15 milionë dollarë
    4 February 2015 at 15:57

    […] shifrën e dëmtimeve që hakerët i kanë shkaktuar me rrëzimin e rrjetit kompjuterik të Sony Pictures Entertainment, të cilin kompania u detyrua ta mbyll […]

  • Drejtuesja e Sony Pictures jep dorëheqje pas sulmit masiv
    5 February 2015 at 20:58

    […] pësoi një sulm ‘tronditës’ duke humbur kontrollin e rrjetit të kompjuterëve të rrëzuar nga hakerët, të cilët më pas publikuan vazhdimisht të dhënat sensitive që arritën të vjedhin gjatë […]

  • Mbi 25 miliardë sulme kibernetike kanë goditur Japoninë në vitin 2014
    18 February 2015 at 15:07

    […] bankave, Sony Pictures ishte një viktimë tjetër e sulmeve online nga hakerëve që arritën të rrëzonin rrjetin e […]

  • Leave a Reply

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY