Hakerët rrëzuan 19.000 uebfaqe që prej sulmit në Charlie Hebdo

Hakerët kanë sulmuar 19.000 ueb faqe franceze si pasojë e sulmit në Charlie Hebdo, sipas drejtorit për mbrojtje kibernetike në Francë. Sulmet janë kryer nga grupe të ndryshme, përfshirë...

Hakerët rrëzuan 19.000 uebfaqe që prej sulmit në Charlie HebdoHakerët kanë sulmuar 19.000 ueb faqe franceze si pasojë e sulmit në Charlie Hebdo, sipas drejtorit për mbrojtje kibernetike në Francë.

Sulmet janë kryer nga grupe të ndryshme, përfshirë edhe grupe të njohura të hakerëve islamik, deklaroi drejtori i departamentit për mbrojtje kibernetike, Arnaud Coustilliere.

Coustilliere deklaroi se shumica e këtyre sulmeve janë sulme që njihen si “Deface”, ku hakerët e zëvendësojnë përmbajtjen origjinale të ueb faqeve të sulmuara me diçka të tyren. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është hera e parë që një vend është ballafaquar me një numër kaq të madh sulmesh,” tha Coustilliere, transmeton ITshqip.com.

Disa prej ueb faqeve të sulmuara ishin ueb faqe të regjimenteve ushtarake, por nuk janë kursyer as ueb faqe të dyqaneve të picave, shtoi ai.

Pas sulmit në Charlie Hebdo, që la 12 të vdekur, disa grupe hakerësh si ‘FallaGa Team’, ‘AnonGhost’ dhe ‘United Islamic Cyber Force’, kanë qenë të përfshira në shumë sulme kibernetike ndaj ueb faqeve të ndryshme, duke ndryshuar përmbajtjen origjinale të atyre ueb faqeve me mesazhe të ndryshme propaganduese.

Në të njëjtën kohë, grupi i hakerëve i njohur si ‘Anonymous’  kanë filluar fushatën e tyre të quajtur “OpCharlieHebdo,” për të sulmuar ueb faqet e ndryshme xhihadiste. Viktima e parë e kësaj fushate ishte ueb faqja  e njohur e xhihadistëve francez./itShqip

 

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment
  • Zishan Azmi
    26 January 2015 at 08:10

    po po :v great work :3

  • Leave a Reply

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY