Hakohen llogaritë në Twitter të UPI-së dhe New York Post

Hakerët kanë sulmuar llogaritë në Twitter të New York Post dhe United Press Internacional (UPI) duke bërë poste falso për të rejat në ekonomi dhe ushtri. Në një post...

Hakohen llogaritë në Twitter të UPI-së dhe New York Post

Hakerët kanë sulmuar llogaritë në Twitter të New York Post dhe United Press Internacional (UPI) duke bërë poste falso për të rejat në ekonomi dhe ushtri.

Në një post tek llogaria e UPI-së është cituar Papa duke thënë se “Lufta e Tretë Botërore ka filluar”. Ndërkohë, në llogarinë e New York Post është thënë se kanë filluar sulmet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Hakohen llogaritë në Twitter të UPI-së dhe New York Post 1

Ky duket të jetë një sulm i profilit të lartë në rrjete sociale, katër ditë pas dëmtimeve që janë bërë komandës ushtarake të Shteteve të Bashkuara. UPI, që ndodhet me bazë në Washington, konfirmoi në një deklaratë që të dy llogaritë në Twitter dhe uebfaqja e lajmeve janë hakuar.

Në njërin prej gjashtë posteve falso të publikuara është thënë se “një aeroplan-mbajtës është angazhuar në sulmet kundër anijeve luftarake” në detin e Kinës jugore. Më pas Pentagon deklaroi zyrtarisht se postimet rreth sulmeve ushtarake nuk ishin të vërteta dhe të gjitha ato postime falso janë fshirë.

Hakohen llogaritë në Twitter të UPI-së dhe New York Post 2

Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti Barack Obama solli propozimet e tij për të përforcuar ligjet kibernetike të sigurisë si pasojë e sulmeve të profilit të lartë në llogarinë në Twitter të Pentagon-it dhe kompanisë Sony Pictures.

Llogaria në Twitter e komandës ushtarake të Shteteve të Bashkuara është pezulluar të Hënën si pasojë e sulmit nga hakerët që pretendojnë të mbështesin Shtetin Islamik. Në Nëntor të vitit të kaluar, hakerët lëshuan të dhënat e vjedhura nga Sony Pictures, ndërsa vite më parë kriminelët kibernetik kishin sulmuar kompanitë e tjera të SHBA-së si Home Depot dhe Target.

Po ashtu, organizatat mediatike, përfshirë AFP dhe BBC, u janë nënshtruar sulmeve kibernetike gjatë dy viteve të fundit./ITshqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY