HyperX Predator SDD, disku me shpejtësi të ‘çmendur’ nga Kingston

Nëse kërkoni një performacë të mirë në kompjuterin tuaj, disqet SSD janë një zgjedhje e duhur për këtë, por nëse dëshironi të keni një performancë të mahnitshme atëherë HyperX...

HyperX Predator PCIe SDD, disku me shpjetësi të çmendur nga Kingston

Nëse kërkoni një performacë të mirë në kompjuterin tuaj, disqet SSD janë një zgjedhje e duhur për këtë, por nëse dëshironi të keni një performancë të mahnitshme atëherë HyperX Predator PCIe SSD do të ishte përzgjedhja juaj e adekuate.

HyperX Predator PCIe SSD nga Kingston ofron leximin e të dhënave me shpejtësi të ‘çmendur’ deri në 1400MB/s dhe shkrimin e tyre deri në 1000MB/s tek sistemet Desktop dhe Notebook, transmeton itshqip.com. Ky disk ofrohet në dy mënyra: me një kartë që zë vend direkt në hapësirën M.2 PCIe tek disa prej sistemeve të reja ose një kartë mbushëse ‘Half-Height, Half-Lenght (HHH)’ që mund të transferojë një hapësirë të PCIe-së të pllakës amë në një hapësirë M.2 PCIe.

HyperX Predator PCIe aktualisht ofrohet në 240GB me një çmim rreth 230 dollarë dhe 480GB me çmim 460 dollarë, si dhe tri vjet garanci./itShqip/

Categories
Hardwaretoplajm

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY