Informatat themelore për kartat SD

Kartat digjitale të sigurta (Secure Digital apo SD) janë aktualisht karta që ofrojnë sasi të ndryshme të akulmulimit në pajisjet tuaja mobile. Ato vijnë të ndara për nga  madhësi...

Informatat themelore për kartat SD

Kartat digjitale të sigurta (Secure Digital apo SD) janë aktualisht karta që ofrojnë sasi të ndryshme të akulmulimit në pajisjet tuaja mobile. Ato vijnë të ndara për nga  madhësi fizike, kapaciteti dhe shpejtësia.

Një numër i rrallë i tyre vijnë të justufikuara me S që d.m.th janë të sigurta. Një prej tyre është Digital Rights Management (DRM), e cila sjell dobi vetëm në Hollivud dhe jo në përdorim të zakonshëm. Disa të tjera vijnë me disa karakteristika si mbrojten e tyre përmes dhëmbëzimit dhe ruajtjen e tyre përmes fjalëkalimit.

Siq ju tregova më parë ato ndahen për nga madhësia fizike, pra kemi tri madhësi fizike :

  •  Kartat SD origjinale kanë përmasat 32x24mm, dhe zakonisht laptopët apo kompjuterët kanë hapsirë për këto karta të kësaj madhësie.
  • Kartat SD Mini kanë përmasa 21.5x20mm, por këto tani thuajse janë jashtë përdorimit.
  • Kartat SD Micro kanë përmasa 11x15mm, dhe janë të popullarizuar kohëve të fundit pasi që kanë përdorim të jashtëzakonshëm në pajisjet me Android.

Kartat Mini dhe Micro SD shpesh vijnë me mbushës që ju lejojnë më pas ti vëni në karta origjinale apo të madhësisë maksimale.

Po ashtu, kartat klasifikohen për nga standartet që përcaktojnë maksimumin e kapacitetit të tyre:

  •  Kapaciteti standard (SDSC) :  Maksimumi 2GB
  • Kapaciteti i lartë (SDHC) :  Maksimumi 32GB
  •  Kapacitet të zgjeruar (SDXC) : Maksimumi 2TB (sidoqoftë ju nuk mund të bleni ndonjë kartë me kapacitet më të lartë se 128GB)

Po ashtu, kemi edhe një variant tjetër, SDIO, të cilat punojnë  vetëm në pajisje të veçanta dhe ofrojnë më shumë sesa akumulimin e të dhënave. Ato mund të shtojnë karakteristikat si GPS, Wi-Fi ose ndonjë veçori tjetër në pajisjet e tyre.

Kartat SD klasifikohen edhe nga shpejtësia, të shënuara me C që tregon klasën apo nivelin e shpejtësisë, po ashtu kanë edhe disa numra që paraqesinë se sa MB/s (MegaByte për sekond) kanë. Shpejtësia e këtyre kartave më shumë tregon për sasinë e rekordimit të videove. Karta me vlerë C2 është më e dobëta pasi që mund zotëroj vetëm kualitetin standard. Më e shpejta është C10 e cila mund të zotëroj kualitetin HD dhe gjithashtu ka edhe vend rezervë.

Disa karta kanë në vend të C shkonjën U e cila tregon për aftësinë e tyre të pazakontë. Këto karta kanë shpejtësi shumë të madhe dhe ndryshe nihen si Ultra High Speed (UHS) të cilat përdoren vetëm në pajisje të veçanta./itShqip

Categories
Mësime

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY