Nëse keni pasur probleme në kyçje në Instagram të martën, atëherë nuk keni qenë i vetmi. Faqja nuk funksioni brenda 40 minutave për të gjithë përdoruesit në Desktop dhe atyre në platformat mobile.
Sipas IsltDownRightNow.com, faqja e popullarizuar për shpërndarjen e fotove nuk punoi nga ora 4:30 MD deri në orën 5:15 MD.
“Na vjen keq, nuk mund të plotësojmë kërkesën tuaj, ekipi ynë është duke punuar në rregullimin e problemit sa më shpejtë” ishte ky njoftimi që është paraqitur në Instagram.
Instagram ende nuk i është përgjigjur kërkesës për komentim, por ka bërë një cicërimë në Twitter duke shkruar për këtë çështje.
“Ne jemi të vetëdijshëm për atë që preku Instagram-in, dhe së shpejti do ta rregullojmë. Faliminderit për durimin! ”
Megjithatë, ishte kjo cicërimë që përmblodhi zhgënjimin e të gjithëve pas lajmeve:
NO!! #instagramnotworking pic.twitter.com/2jysNcsm9X
— Daily ReHash (@DailyReHash) April 12, 2014