Pavarësisht hakimit skandaloz të vazhdueshëm dhe lansimin e anuluar, The Interview ka arritur të mbledh 15 milionë dollarë që prej debutimit online të Mërkurën.
Numri i shitjeve të filmit ishte zbuluar në një deklaratë zyrtare nga Sony. “Deri të Shtunën, më 27 Dhjetor, përfshirë të gjitha platformat shpërndarëse , The Interview është paguar online më shumë se 2 milionë herë,” shkruan në deklaratën nga Sony Pictures, transmeton ITshqip.”Shpenzimi i të gjithë konsumatorëve deri të Shtunën për filmin online The Interview ishte mbi 15 milionë dollarë.”
Përveq një numëri të limituar shfaqjesh në teatre, Sony është mbështetur edhe nga shpërndarësit online përmes kanaleve si YouTube, Google Play, Xbox Video, dhe së fundmi iTunes.
Strategjia e shpërndarjes së filmit online është një mënyrë që shumë studio të mëdha janë larguar nga ajo, por duket që kompaninë Sony kjo mënyrë e ka shpërblyer. “Pas katër ditëve, The Interview zë vendin e parë online ndaj të gjithë filmave të tjerë ,” shkruhet në deklaratën e Sony Pictures./itShqip