‘The Interview’ tashmë pjesë e uebfaqeve me torrent

The Interview është shkarkuar përafërsisht 900.000 herë brenda 24 orëve pas shfaqjes në uebfaqet me torrent, transmeton ITshqip. Kompania për ndjekjen e piraterisë, Excipo ka pretenduar se filmi është...

The Interview tashmë pjesë e uebfaqeve me torrent
The Interview është shkarkuar përafërsisht 900.000 herë brenda 24 orëve pas shfaqjes në uebfaqet me torrent, transmeton ITshqip.

Kompania për ndjekjen e piraterisë, Excipo ka pretenduar se filmi është shkarkuar nga 904.237 klient dje deri në orën 16.00. Po ashtu, më vonë TorrentFreak raportoi që filmi komedian është shkarkuar 750.000 herë brenda 20 orëve të para në uebfaqet me torrent.

The Interview aktualisht gjendet edhe në krye të listës së filmave më të shikuar në YouTube. Ky film i përket zhanrit komedi që tregon për një atentat ndaj drejtuesit të Koresë Veriore, Kim Jong-un. The Interview mori një vëmendje të madhe pasi që Sony Pictures anuloj premierën e filmit për Krishtlindjet  ndaj sulmit të madh kibernetik që ndodhi në kompaninë.

Më pas, Sony lëshoi filimin online, që është në dispoizicon (legalisht) vetëm në SHBA, duke lënë si zgjedhje të vetëm uebfaqet me torrent për njerëzit jashtë SHBA-së. Filmi aktualisht është vlersuar me 8.6 pikë në IMDB, kurse në Rotten Tomatoes ka 50%./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment
  • Drejtuesja e Sony Pictures jep dorëheqje pas sulmit masiv
    5 February 2015 at 20:56

    […] që ndodhi në Sony Pictures nuk ndalojë kompaninë së publikuari filmin The Interview, por tani Deadline raporton që studio e kompanisë ka njoftuar që Amy Pascal, kryetare e bordit […]

  • Leave a Reply

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY