ISIS ndërron strategji, nuk e përdorin më Telegram-in

Kalifati Kibernetik (CyberCaliphate), pjesë përbërëse e Shtetit Islamik është në kërkim të një platforme të re për dërgimin e mesazheve, për të komunikuar me përkrahësit, ndjekësit apo anëtarët e...

Kalifati Kibernetik (CyberCaliphate), pjesë përbërëse e Shtetit Islamik është në kërkim të një platforme të re për dërgimin e mesazheve, për të komunikuar me përkrahësit, ndjekësit apo anëtarët e vet.

Deri më tani Telegram ka qenë platforma e mesazheve që përdorej nga ISIS-i për të shpërndarë propagandën e tij, por duket se tani ata do të përdorin Threema, aplikacion ky i krijuar nga kompania zvicerane Threema GmbH, shkruan itshqip.com.

Portali itshqip.com këtë gjë e ka kuptuar nga një postim i bërë nga një llogari në Telegram e cila llogari menjëherë është mbyllur. Nëpërmes këtij postimi përfaqësuesit e Kalifatit Kibernetik kanë njoftuar se komunikimin e tyre ata do ta zhvendosin tek një platformë e re, përkatësisht tek aplikacioni Threema.

Muajin e kaluar pas fjalimit të Presidentit Obama, pjesëtarët e Kalifatit Kibernetik kishin këshilluar dhe bërë thirrje për përkrahësit dhe anëtarët e tyre që të mos përdornin rrjetet e famshme sociale siç janë Facebook apo Twitter për të komunikuar si dhe shfletimin në internet ta bënin vetëm duke përdorur shfletuesin e internetit TOR./itshqip.com

Categories
LajmetoplajmWeb
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY