Jeni kënaqur duke i shikuar videot testuese të Galaxy S6 Edge të publikuara nga Samsung? Sigurisht që po, por krijuesi i telefonave kinez Oppo duket qartë se nuk ka ndërmend të ia lëshojë rrugën gjigandit Samsung.
Videot zyrtare të publikuara nga Oppo shfaqin mënyrën se si kompania kineze teston telefonat e saj. Së pari, telefoni i kompanisë vendoset në një shtypje prej 25 kg, të cilës i reziston pa hezitim. Më pas, kompania vendos telefonin në një lartësi prej 125cm duke e hedhur atë në pozita të ndryshme, gjë që definitivisht tregon se Oppo ka kontroll të plotë në pajisjet e saj.
Tani, Oppo duhet të punojë thjeshtë për të përmirësuar fushat e tjera të telefonit si performancën e kamerës, kalibrimin e ngjyrave dhe formën e pajisjeve./ITshqip/