Hakeri 20 vjeçar nga Britania e Madhe që ishte burgosur njëherë për publikimin e të dhënave personale të ish- kryeministrit Tony Blair, është thënë të jetë lider i grupit që hakoi llogarinë në Twitter të Komandës Qendrore(CENTCOM).
Hulumtuesit besojnë që hakeri, emri i të cilit është Junaid Hussain, është njëkohësisht lider i “Cyber Caliphate,” një grup i hakerësh që po mbështesin Shtetin Islamik dhe që janë përgjegjës për hakimin e llogarive në Twitter, bazuar në Reuters, transmeton ITshqip.com.
Megjithatë, mbetet ende e pa qartë nëse Hussain është përfshirë në hakimin e llogarive të Komandës Qendrore(CENTCOM), një organizatë e Shteteve të Bashkuara që kontrollon operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.
Flashpoint Partners, një kompani që monitoron ekstremistët online, gjithashtu beson që Hussain qëndronte prapa këtij sulmi dhe ai është lideri i grupit të hakerëve Cyber Caliphate. Hussain ishte i njohur më parë me pseudonimin “TriCk”. Ai kishte përdorur emrin si një lider i grupit të hakerëve të quajtur “TeaMp0isoN,” që gjithashtu ishte i lidhur me grupin tjetër të hakerëve Anonymous.
Në vitin 2011, Hussain bëri famë kur arriti të hakonte e-mail adresën e ish- këshilltarit special të Katy Kay, Blair, ku arriti të hynte edhe në librin e adresave. Më pas, ai publikoi informatat personale të shumë zyrtarëve qeveritarë, përfshirë edhe familjen e ish- kryeministrit Blair, në ueb faqen Pastebin. Një vit më pas, Hussain ishte dënuar me 6 muaj burg për atë krim.
Pasi daljes nga burgu, Hussain u largua nga Britania e Madhe duke udhëtuar për në Siri me qëllim që të luftojë kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Assad. Gjatë qëndrimit në Siri, ai ndërroi emrin në Abu Hussain al-Britani.
Kessirer, analisti nga Flashpoint, tha se Hussain krijojë grupin Cyber Caliphate më 11 Shtator, 2014. Sidoqoftë, FBI dhe agjencitë e tjera të mëdha ende nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështje./itShqip