Kina zbulon ekzistencën e njësive ushtarake të dedikuara për sulmeve kibernetike

Kina ka pranuar ekzistencën e njësive speciale kibernetike si pasojë e gjendjes ndërmjet vendit të tyre dhe Shteteve të Bashkuara ku fushatat e tilla janë në rritje e sipër....

Kina zbulon ekzistencën e njësive të dedikuara për sulmeve kibernetike

Kina ka pranuar ekzistencën e njësive speciale kibernetike si pasojë e gjendjes ndërmjet vendit të tyre dhe Shteteve të Bashkuara ku fushatat e tilla janë në rritje e sipër.

Kina ka qenë që një kohë të gjatë objektiv i dyshuar për sulmeve kibernetike të profilit të lartë ndonëse  një  gjë e tillë nuk ishte pranuar deri tani. Megjithatë, për herë të parë, Kina ka zbuluar se ushtria e tyre ka njësi të dedikuara për luftë kibernetike, ku ata specializohen në fusha të ndryshme.

Sipas agjencisë FBI, sulmet kibernetike nga Kina që kanë objektiv bizneset në SHBA shkaktojnë çdo vjet miliona dollarë humbje kompanive amerikane, transmeton ITshqip.com. ” Hakerët kinez janë mjaftë agresiv ndaj sistemeve të Shteteve të Bashkuara dhe njëkohësisht shumë të përhapur”, tha James Comey, drejtori i agjencisë FBI.

Strategjia digjitale e ushtrisë kineze është e ndarë në tri seksione të veçanta, ku në të parën bëjnë pjesë forcat e specializuara ushtarake për rrjeta, më pas janë forcat që janë të përqendruara për rrëzimin e rrjetit dhe mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, ndërsa njësia e fundit ka si qëllim të funksionojë si ombrellë ndaj operacioneve luftarake në rrjeta, raporton MCreynolds, transmeton ITshqip.com

Ekspertët kinez tregojnë se këto njësi sulmojnë vazhdimisht bizneset e Shteteve të Bashkuara në mënyrë për të vjedhur të dhëna sensitive, gjë e cila do i ndihmonte kinezët në rritjen e ekonomisë globale.

Gjatë vitit të kaluar, SHBA akuzoi pesë hakerë ushtarak me origjinë nga Kina për hyrjen në sistemin e korporatave të SHBA-së, në të cilën hakerët vodhën të dhëna mjaftë të rëndësishme. Hakerët kinez, të cilët ishin të lidhur edhe me disa grupe të tjera të sofistikuara si “Comment Crew” dhe “Shangahi Groput”, ishin pjesë e njësisë ushtarake 61398./ITshqip

Categories
toplajmWeb

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY