Kompjuteri Apple 1 shitet për 374,000 dollarë

Kompjuteri Apple 1, i ndërtuar si kompjuteri i parë nga kompania Apple në vitin 1976 është shitur në një ankand për 374,000 dollarë. Kompjuteri Apple 1 është blerë nga...


Kompjuteri Apple 1, i ndërtuar si kompjuteri i parë nga kompania Apple në vitin 1976 është shitur në një ankand për 374,000 dollarë.

Kompjuteri Apple 1 është blerë nga një ofertues anonim në shtëpinë e ankandit Sotheby. Ky kompjuter ishte njëri nga 200 kompjuterët e ndërtuar në atë kohë nga Steve Jobs dhe Steve Vozniak, dhe njëri prej 50 kompjuterëve që edhe sot ekzistojnë.

Gjitashtu, në vitin 2010, një koleksionist italian ka paguar 212,000 dollarë për një kompjuter Apple 1, i cili është shitur me letrën e origjinalitetit të nënshkruar nga vetë i ndjeri Steve Jobs./itshqip

Categories
Lajme

Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+

RELATED BY