Lëshohet zyrtarisht Facebook Messenger për Windows

Disa orë më parë Facebook ka lëshuar aplikacionin e vet zyrtar për Windows të quajtur Facebook Messenger, të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu. Facebook ka filluar testimin...

Disa orë më parë Facebook ka lëshuar aplikacionin e vet zyrtar për Windows të quajtur Facebook Messenger, të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Facebook ka filluar testimin e aplikacionit Facebook Messenger në një grup të caktuar të përdoruesve muajin e kaluar. Aplikacioni, i cili kërkon të keni të instaluar Windows 7, siguron qasje në tri tiparet kryesore të Facebook: Facebook Chat, new Ticker Feed dhe Facebook Notifications. Përveç Windows 7, Facebook Messenger tashmë është në dispozicion për Android, iPhone dhe BlackBerry.

Pas instalimit të aplikacionit, ju vetëm duhet të klikoni në butonin “Log In”. Pas klikimit në buton ju do të shkoni tek facebook.com/desktop/login dhe duhet të ndiqni instruksionet që i ka dhënë Facebook. Pasi të shkoni në fund të procesit ju do të jeni të indetifikuar në Facebook Messenger dhe ju mund të mbyllni shfletuesin (ang. browser) pa problem. Për të kontrolluar të rejat hapeni vetëm aplikacionin Facebook Messenger dhe kur doni të dilni klikoni “Log Out”.

Aplikacioni është zhvilluar tërësisht nga Facebook dhe nuk përbën një partneritet me Microsoft, i cili është investitori më i madh i Facebook./itshqip

Categories
Software

Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+

RELATED BY