Shifrat e fundit për shpërndarje të platformës mobile Android tashmë janë publikuar dhe dallimi më i madh ndaj muajve të kaluar është tek Android Lollipop që tani ka arritur të mbledh mjaft përdorues sa për të qenë pjesë në tabelë, duke arritur kështu 1.6% të pajisjeve me Android.
Si version dominues vazhdon të qëndrojë ende Jelly Bean së bashku me versionet 4.1, 4.2 dhe 4.3 me gjithsej 44.5% të pajisjeve me Android. Më pas, KitKat qëndron afër me 39.7%, duke u rritur nga 39.1% që kishte në muajin e kaluar. Ice Cream Sandwich dhe Gingerbread kanë pësuar disa rënie të vogla, nga 6.7% në 6.4% dhe nga 7.8% në 7.4%. Ndërsa versioni më i vjetër, Froyo nuk ka pasur ndonjë ndryshim dhe vazhdon të qëndrojë ‘i fortë’ me 0.4% të pajisjeve.
Për muajin e ardhshëm shpresojmë që Android Lollipop do të vazhdojë të rritet edhe më shumë pasi që një numër i madh i pajisjeve nga Samsung, LG dhe HTC ende nuk e kanë marr këtë sistem të ri operativ nga Google./itShqip