Microsoft ka zbuluar logon e saj të re për të parën herë pas 25 vitesh. Microsoft do të publikoj edhe sistemin operativ Windows 8 më vonë këtë vit, prandaj kompania synon që këtë vit të unifikojë vetveten në të gjithë gamën e produkteve.
“Kanë kaluar 25 vjet që ne nuk kemi përditësuar logon e Microsoft dhe tani është koha përkryer për një ndryshim. Kjo valë e lëshimeve të reja nuk është vetëm një gamë e produkteve tona më të njohura, por gjithashtu paraqet një epokë të re për Microsoft, kështu logoja jonë duhet të evoluojë për të nxjerrë në pah këtë fillim të ri,” tha Jeff Hansen në blogun zyrtar të kompanisë, menaxher i përgjithshëm i strategjisë së Microsoft.
Microsoft ndryshoi logon e saj në vitin 1987, duke miratuar një pasqyrim të emrit të Microsoft. Logoja e re përbëhet nga 5 lloje të ngjyrave dhe është e ngjashme me logon e Windows-it./itshqip