Microsoft njofton për Windows Embedded 8 dhe Windows Embedded Compact 2013

Ju, konsumatorët, me siguri nuk merakoseni shumë për Windows Embedded 8 dhe Windows Embedded Compact 2013. Por, bizneset dhe prodhuesit (OEM), janë mjaft të ngazëllyer. Gjenerata e ardhshme e...

Ju, konsumatorët, me siguri nuk merakoseni shumë për Windows Embedded 8 dhe Windows Embedded Compact 2013. Por, bizneset dhe prodhuesit (OEM), janë mjaft të ngazëllyer. Gjenerata e ardhshme e ofertave të sistemit të fundit operativ të Microsoft-it do të sjellin mbështetje të përmirësuar për prekje dhe gjeste në Windows 8 për platformat me tension të ulët si, kompjuterë veturash dhe kiosqe. Pesë versione të Windows Embedded 8 do të jenë në dispozicion: Standard, Pro, Industry, Automotive dhe Handheld. I fundit, është ndërtuar për Windows Phone 8 kundruall kompjuterëve të tryezës. E dicionet Industry de Handheld parashikohet të lansohen në Janar, Pro dhe Standard në Mars. Compact 2013 nuk ka ndonjë datë të saktë (pas tremujorit të dytë të 2013). Nëse jeni ndonjë zhvillues i padurim pajisjesh, versionin testues të Windows Embedded 8 Standard mund t’a shkarkoni këtu./itshqip.com

Categories
Lajme

Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY