Microsoft Office padyshim me lansimin e tij në iPhone bëri një hap të madh, por tani ky shërbim është në dispozicion edhe në platfromën më të madhe në botë, Android. Që nga e mërkura, abonentët e Office 365 do të jenë në gjendje të përdorin dhe shkarkojnë aplikacionin Office Mobile për Android.
Versioni i Office-it për Android do punojë vetëm në telefona, pasi që përdoruesit e tabletave me Android ashtu si përdoruesit e iPad-it nuk janë në gjendje të shkarkojnë aplikacionin nga dyqani zyrtar. Gjithashtu për përdorimin e këtij aplikacioni ju nevojitet versioni Android 4.0 Ice Scream Sandwich ose ndonjë version tjetër më i ri.
Ashtu si versioni në iPhone, aplikacioni është falas për shkarkim por ju së pari duhet të jeni abonues tek Office për të përdorur programet që ofron ky shërbim. Abonuesit mund të përdorin Office-in në pesë pajisje telefonike, duke mos llogaritur instalimin në PC ose MAC.
Aplikacioni aktualisht është në dispozicion në Shtetet e Bashkuara, por Microsoft tha se do jetë në dispozicion edhe në dhjetra vende të tjera gjatë javëve të ardhshme që nga Shqipëria deri në Zimbave./itShqip