Ende pa lëshuar sistemin operativ Windows 10, Microsoft ka ndalur mbështetjen e përgjithshme për sistemin operativ Windows 7. Duket që kompania Microsoft po tenton të bind konsumatorët të kalojnë në sistemin operativ Windows 8, para se të lëshohet Windows 10.
Kjo do të thotë që sistemet operative të vjetra nuk do të marrin më funksione të reja apo ndryshime në dizajn. Megjithatë, përditësimet për siguri do të vazhdojnë deri më 14 Janar 2020, transmeton ITshqip.com.
Kështu që, Windows 7 do të vazhdojë të jetë ashtu siç është tani, pa ndryshime në të ardhmen, përveç çështjeve të sigurisë. Ndoshta kompania Microsoft është duke shpresuar që kjo do të josh disa përdorues të kalojnë nga Windows 7 në sistemin operativ Windows 10 kur të lëshohet./itShqip