Të dy kompanitë, Microsoft dhe Sony kanë zbuluar shifrat e shitjeve të pajisjve të tyre të gjeneratës së fundit që prej kur janë lansuar. Duke u bazuar nga të dhënat e Microsoft-it, XBox One ka shitur 5 milionë njësi ndërsa Sony pretendon se ka shitur 7 milionë njësi të PlayStation 4.
Dallimi i numrit të shitjeve mund të atribuohet në shumë gjëra, duke përfshirë debutmin e më hershëm të PS4 dhe disponueshmërinë e tij në shumë markete. Sidoqoftë, Sony ende ka numër më të madh të shitjeve, i cili pritet ende që të rritet.
Një gjë tjetër duhet theksohet pasi që shifra e cituar nga Microsoft është për njësit e shitura tek shitësit, kurse numri i shitjeve të kompanisë Sony pasqyron njësit e shitura tek konsumatorët. Kështu që PS4-in nuk mund ta gjeni gjithnjë tek shitësit perderisa Xbox One është më në gadishëmëri.
Ne jemi ende në fazën e hershme të brezit aktual të konsolave, por deri tani Sony është duke udhëhequr edhe pse është shumë herët për të vendosur për fatin e këtyre dy pajisjve./itShqip