Mijëra uebfaqe janë në rrezik si pasojë e një dobësie të pazbuluar më parë në një shtojcë në WordPress, për të cilën hulumtuesit thonë se mund të përdoret për të injektuar kode të dëmshme tek uebfaqet.
Kjo e metë ekziston në Facybox, një mjet i famshëm për shfaqjen e imazheve, ndërmjet të cilit studiuesit nga Sucuri kanë treguar se mund shtohen viruse apo skripta të ndryshëm tek ndonjë uebfaqe e pambrojtur.
“Ne iu konfirmojmë se kjo shtojcë ka një dobësi serioze”, shkruajnë hulumtuesit, transmeton itShqip.com. “Është duke u shfrytëzuar tepër, si dhe duke kompromentuar kështu shumë uebfaqe.”
WordPress, i cili është një ueb softuer, ka larguar tashmë shtojcën nga depo, por studiuesit paralajmërojnë se afër një milionë përdorues janë në rrezik dhe duhet patjetër të largojnë këtë shtojcë nga faqet e tyre.
Sidoqoftë, WordPress mbetet ende si njëra prej platformave më të njohura në ueb me më shumë se 23% të gjithsej 10 milionë faqeve në internet./itShqip