Minecraft pritet të vijë së shpejti në xBox One, Play Station 4 dhe PlayStation Vita gjatë muajit Gusht, dhe ata që aktualisht kanë blerë gjeneratën e kaluar të konsolës do të kenë zbritje vërtetë serioze.
Lojtarët të cilat tashmë kanë gjeneratën e mëparshëme të Minecraft do të jenë në gjendje të marrin gjeneratën e ardhshme për vetëm 4.99 dollarë për të dy XBox dhe PlayStation, pa marrur parasysh çmimin prej 19.99 dollarë. Lojërat e ruajtura do të transferohen nga konsola e vjetër tek gjenerata e re e konsolës.
Ata të cilët tashmë kanë versionin e Play Station 3 të Minecraft dhe gjithashtu posedojnë PlayStation Vita do të marrin një ngritje falas të versionit të lojës Cross-Buy, e cila punon në të dy sistemet.
Bota e Minicraft në versionin e gjeneratës së ardhshme do të jetë shumë më e madhe, bazuar nga Mojang, kreatori i lojës.
“Kërkojmë falje për vonesën, por vendosja e Minecraft në konsolat e reja është biznis serioz” tha Mojang. ” Ne kemi vendosur që t’iu lejojmë përdoruesve aktual të marrin përmirësimin e fundit për një tarifë të vogël, gjë e cila tregon për versimin tonë ndaj tyre”.
Minecraft, e cila së pari shpërtheu në PC pastaj u zhvendosë në konsola në vitin 2012 dhe 2013, ka shitur miliona kopje, përfshirë 12 milionë në XBox 360./itShqip