Lenovo ka prezantuar rezultatet e tremujorit të parë me kompaninë Motorola që tashmë udhëhiqet nga kompania kineze me seli në Pekin. Lenovo përfundoi marrëveshjen me sukses për blerjen e kompanisë Motorola nga gjigandi kërkimor Google më 30 Tetor, ku kjo e fundit fitoi 2.9 miliardë dollarë nga kjo marrëveshje.
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar që përfundoi në muajin Dhjetor, Motorola ka shitur më shumë se 10 milionë telefona të mençur duke pësuar një rritje për 118% në krahasim me vitin 2013. Përfitimet e kompanisë arrijnë shifrën 1.9 miliardë dollarë, nga gjithsej 3.4 miliardë dollar të gjeneruara nga Lenovo. Pavarësisht shitjeve të ‘mëdha’, njësia për telefona të shitur përfundoi me humbje prej 89 milionë dollarë për një tremujor.
Bazuar në disa hulumtime nga IDC, Lenovo ka arritur 6.6% të tregut për telefona të mençur, duke iu falënderuar Motorola-së që e ka vendosur kompaninë në pozitën e tretë prapa rivalëve Samsung dhe Apple, transmeton itShqip.
Përveç ‘lulëzimit’ që është duke përjetuar kompania kohëve të fundit, shitjet e gjigandit kinez për kompjuter personal janë rritur gjithashtu për 5%./itShqip