Nexus 7 dërgohet në Spanjë, Gjermani dhe Francë me qmim më të lartë

Google Play pa ndonjë njoftim përditësoi faqen për disponueshmërinë e pajisjes gjatë kësaj fundjave, duke ofruar Nexus 7 edhe në Gjermani, Francë dhe Spanjë. Evropianët që patën durimin tani...

Google Play pa ndonjë njoftim përditësoi faqen për disponueshmërinë e pajisjes gjatë kësaj fundjave, duke ofruar Nexus 7 edhe në Gjermani, Francë dhe Spanjë.

Evropianët që patën durimin tani mund të blejnë çudinë prej 7 inch nga Mountain View, modelin 8GB dhe 16GB për €199 dhe €249, respektivisht. Kjo do të thotë se, konsumatorët e tregjeve të reja duhet të paguajnë pak më tepër për këtë pllakë.

Ç’është më keq, jo të gjitha shërbimet e Google Play janë në dispozicion në mbarë botën, pasiqë që të dy Play Music dhe Magazines ende janë ekskluzive për SH.B.A. Nëse Evropianët pajtohen me disa mangësi, atëherë, një pajisje e mirë i pret ata./itshqip

Categories
Lajme

Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.
One Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY