Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA (NSA), fsheh softuer sekret në hard disqet të instaluara në miliona kompjuterë. Më të prekur nga ky softuer i cili ka për detyrë spiunimin e tyre janë kompanitë Western Digital, Seagate dhe Toshiba, por edhe prodhuesit tjerë të HDD-ve, thonë ekspertët nga Kaspersky Lab. Softueri i cili është instaluar në Hard-Disk ndodhet në një lokacion të fshehur dhe qëndron aty edhe nëse e formatoni Hard-Diskun, ose reinstaloni sistemin tuaj operativ, thotë Ars Technica, transmeton itshqip.com.
Sipas të dhënave nga Kaspersky Lab, janë të infektuar kompjuterë në mbi 30 shtete, ndërsa numri më i madh i tyrë është zbuluar në Iran, Rusi, Pakistan, Afganistan, Kinë, Jemen, Mali dhe Algjeri. Objekt përgjimi janë: qeveritë, institucionet ushtarake, telekomunikacionet, bankat dhe kompanitë energjetike, hulumtuesit bërthamore, mediumet dhe aktivistët islamikë. Sipas një ish-punonjës në NSA, informacioni i Kaspersky Lab është shum i saktë, sepse NSA akoma i vlerson shumë programet që kanë për qëllim spiunimin, raporton Reuters, transmeton ItShqip.
Shumica e prodhuesve të Hard Disqeve thonë se nuk kanë ndonjë informacion për këtë softuer keq bërës. Megjithatë Kaspersky thotë se NSA posedon edhe kodin burimor për kontrollimin e hard-disqeve, ndërsa ky softuer akoma nuk është në dispozicion të publikut. Kaspersky Lab gjithashtu shton se softueri i përngjan shum Stuxnet, softuer ky i cili ishte përdorur nga SHBA për të sulmuar qendrat nukleare të Iranit./ItShqip
Thanks for your write-up on this site. From my personal experience, many times softening upwards a photograph may well provide the digital photographer with a bit of an creative flare. Many times however, the soft clouds isn’t exactly what you had in mind and can often times spoil an otherwise good picture, especially if you anticipate enlarging them.