Pas dy muajve, YouTube zhbllokohet në Turqi

Turqia më në fund ka kthyer qasjen në YouTube, pas 67 ditëve kur qeveria bllokoi faqen për shpërndarjen e videove. Autoritetet e telekomit të Turiqsë kanë larguar bllokimin të...

Pas dy muajve, YouTube zhbllokohet në Turqi

Turqia më në fund ka kthyer qasjen në YouTube, pas 67 ditëve kur qeveria bllokoi faqen për shpërndarjen e videove.

Autoritetet e telekomit të Turiqsë kanë larguar bllokimin të martën, duke larguar YouTube nga ‘lista e faqeve të bllokuara’. Kjo lëvizje vije katër ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që bllokimin shkel të drejtat e banorëve të Turiqisë.

Shumë njerëz kanë konfirmuar qasjen e tyre në YouTube duke shkruar në rrjete sociale për hapjen e faqes për shpërndarjen e videove.

Megjithatë, nuk ishte vetëm YouTube i bllokuar në Turqi, pasi që më parë ka qenë edhe rrjeti social Twitter, bllokim i cili ishte larguar më 3 Prill. Ndonëse, bllokimi nuk u lejonte banorëve të Turqisë qasje në YouTube, ata kanë gjetur shumë mënyra për t’u qasur në YouTube përmes Virtual Private Networks ose Tor./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY