Në fund të vitit të kaluar, ne kemi dëgjuar për disa thashetheme interesante që tregojnë se kompania Microsoft do të zëvendësojë shfletuesin Internet Explorer me një të ri që do lansohet së bashku me sistemin operativ Windows 10. Spartan ishte emri i shfletuesit që tashmë thuajse është konfirmuar me disa pamje që po qarkullojnë në internet.
Bazuar në disa raporte, Microsoft ka krijuar një ekip të veçantë për shfletuesin Spartan, të cilët filluan punën nga muaji Shtator, transmeton ITshqip.com .
Shfletuesi i ri është thënë se do të mbështet komandimin me zë p.sh “krijo një faqe të re”, “vizito ITshqip.com”. Megjithëse këto komanda do të jenë në gjuhën angleze, Cortana që është edhe asistent virtual me Microsoft-in, ka raportuar që kjo do të jetë e mundshme me lansimin e Windows 10./itShqip
[…] Publikohen pamje të shfletuesit Spartan Arsim Namani. […]