Twitter është duke bërë më të lehtë se kurrë reklamimin për biznese të vogla në platformën e saj. Kompania prezantoi Quick Promote të Mërkurën, një funksion i ri për reklamim që iu lejon bizneseve të vogla të promovojnë cicërimat e tyre direkt nga paneli analitik.
Cicërimat e promovuara, të cilat janë cicërima normale që reklamuesit paguajnë rrjetin social Twitter për t’i shpërndarë në një audiencë edhe më të gjerë, kanë qenë në dispozicion që një kohë të gjatë, por promovimi i shpejtë do të thotë që e bënë procesin edhe më të lehtë në mënyrë për të inkurajuar kompanitë të paguajnë për shërbime reklamuese.
Ky funksion punon shumë lehtë, thjeshtë bizneset duhet të zgjedhin cicërimën nga paneli analitik dhe më pas të klikojnë butonin për promovim të saj, ku nga këtu ata mund të vendosin një buxhet varësisht nga numri i njerëzve që ata dëshirojnë të shohin cicërimën e përzgjedhur.
Më pas, rrjeti social Twitter do të reklamojë cicërimën tuaj direkt tek personat me interesa të ngjashme. Me promovimin e cicërimave tek aplikacioni Flipboard dhe Yahoo-s japoneze, kompania do të zgjerojë edhe më shumë aftësitë e saj për përfitime më të mëdha./itShqip