05/Feb/2014
Kohëve të fundit është përfolur se kompania Samsung do lansojë së shpejti gjeneratën e ardhshme, Samsung Galaxy S5.
Po ashtu, kompania ka bërë thirrje për një ngjarje të quajtur ” Unpacked 5″, nga e cila mund të kuptojmë se do bëhet debutimi i pajisjes Samsung Galaxy S5. Gjithashtu është thënë se Galaxy S5 do vijë me ekran 5.25 inç, kamerë 16 megapiksel dhe procesor shumë të fuqishëm.
Megjithatë, deri tani ende nuk është konfirmuar asgjë, por nëse Galaxy S5 lansohet në Kongresin Botëror Mobil i cili po ashtu fillon më 24 Shkurt, atëherë Galaxy S5 do fillojë shitjet gjatë muajit të ardhshëm./itShqip
Categories
Lajme
No Comment