Samsung së shpejti me sistem të ri pagesash

Një raport që vjen nga mediat koreane tregon që Samsung është duke përgatitur një sistem të ri për pagesa që do të lansohet së bashku me Galaxy S6. Samsung...

Samsung së shpejti me sistem të ri pagesashNjë raport që vjen nga mediat koreane tregon që Samsung është duke përgatitur një sistem të ri për pagesa që do të lansohet së bashku me Galaxy S6. Samsung ka provuar të josh më shumë shërbimin Visa si një partner kryesor për sistemin e ri të pagesave.

Rivali i shërbimit Apple Pay do të bazohet në teknologjinë LoopPay, që iu lejon konsumatorëve të paguajnë duke prekur kartat e aktivizuara të LoopPay. Megjithatë, mënyra që Samsung do të ofrojë për pagesë do të përdorë edhe sensorin e ri për njohje të gishtit në pajisjen e ardhshme Galaxy S6.

Gjithashtu, LoopPay është thënë se ka filluar përpunimin e kopertinave të ndjeshme në prekje për pagesa tek pajisjet Galaxy S5 dhe Galaxy Note 4 si pjesë e marrëveshjes me kompaninë Samsung. Për më tepër informacione rreth sistemit të ri për pagesa nga Samsung do të njoftoheni më 1 Mars në Barcelonë, ku pritet të prezantohet edhe Galaxy S6./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY