Me rritjen e numrit të disqeve për ruajtjen e të dhënave, edhe përzgjedhja e tyre është vështirësuar, por duket që kompania Samsung ofron diskun më të mirë që ju ndonjëherë do dëshironit t’i ruani dosjet.
Samsung mendon se vendosja e të dhënave në një disk të vogël SSD që është i përshtatshëm edhe në xhep është zgjedhja më e mirë, dhe për këtë ka prezantuar diskun T1 në CES.
Disku SSD T1, me dimensione 21 x 2.8 x 0.36 inçësh dhe me peshë rreth 30 gram, mund të zë vend në xhepin tuaj lehtë. Ajo që e bënë këtë disk të veçantë është shpejtësia mahnitëse prej 450Mbps me një lidhje USB 3.0. Ky disk portativ vjen edhe me disa versione, Samsung ka krijuar disqe me 250GB, 500GB, dhe versionin 1TB.
Po ashtu, ju mund të siguroni të dhënat tuaja në këtë disk portativ me një fjalëkalim, pasi që disku ka të ngjitur programin standard për sigurim dhe enkriptim AES 256-bit. Të gjitha këto duken vërtetë mahnitëse deri sa të zbulohet çmimi, megjithëse Samsung mendon se një disk i vogël, i ndritshëm dhe i shpejtë meriton një çmim më të lartë, kështu që për modelin 250GB ju duhet të paguani 179 dollarë, për modelin 500GB 299 dollarë, dhe për diskun me hapësirë të madhe prej 1TB ju duhet të paguani 599 dollarë.
Sidoqoftë, disku SSD T1 me këtë çmim është vështirë të zotërojë tregun, ndonëse mund të jetë zgjedhja e duhur për shumë konsumatorët që dëshirojnë një disk të vogël, shpejtë dhe hapësirë të mjaftueshme. Disku T1 do të jetë në dispozicion për t’u blerë që nga 20 Janari./itShqip