Seagate lanson hard disk me 8TB

Seagate ka lansuar një hard disk 3.5 inç me 8TB për vetëm 260 dollarë. Duket që është ‘tmerrsisht’ i lirë në krahasim me hard disqet e tjera aktuale në...

Seagate lanson hard disk me 8TB
Seagate ka lansuar një hard disk 3.5 inç me 8TB për vetëm 260 dollarë. Duket që është ‘tmerrsisht’ i lirë në krahasim me hard disqet e tjera aktuale në dyqane.

Megjithatë, mos nxitoni shumë për të shkarkuar lojëra, filma apo programa televiziv në këtë hard disk, pasi që disku i ri është pjesë e rangut të ri të hard disqeve nga Seagate, kështu që derisa shpejtësia mesatare për leximin e të dhënave tek disqet SDD është 550 MB/s, hard disku i ri nga Seagate ka mundësi të lexoj vetëm deri në 150 MB/s.

Kjo nuk është befasuese nëse konsiderojmë që kjo pajisje është krijuar më shumë për ruajtjen e të dhënave me sasi të mëdha sesa për diçka që do e përdornit çdo ditë. Sidoqoftë, kjo nuk ja humb vlerën dhe sasinë e madhe për akumulimin e fotove, filmave, apo dosjeve të tjera.

Në qoftë se një hard disk me 8TB është shumë i madh për ju, atëherë Seagate sjell edhe dy opsione të tjera, pra hard disk me 6TB dhe 5TB. Aktualisht nuk është thënë asgjë për daljen e tyre në treg, por pritet që në Britani të Madhe të fillojnë shitjet që nga Janari i 2015./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY