Shfaqen pamje të reja të Samsung Galaxy S Edge

Më parë, ne iu kemi treguar që Samsung ka filluar shpërndarjen e ftesave për evenimentin që do të mbahet më 1 Mars në Barcelonë, ku kompania pritet të prezantojë...

Shfaqen pamje të reja të Samsung Galaxy S Edge

Më parë, ne iu kemi treguar që Samsung ka filluar shpërndarjen e ftesave për evenimentin që do të mbahet më 1 Mars në Barcelonë, ku kompania pritet të prezantojë telefonin e mençur Galaxy S6. Ftesa përmban një dizajn të lakuar që ne mendojmë se i përket telefonit të ardhshëm Galaxy S6. Bazuar në atë imazh që është vendosur në një uebfaqe koreane, dizajni i lakuar shfaq modelin e përfolur Samsung Galaxy S Edge, apo ndoshta edhe Samsung Galaxy 6 do të posedojë vetë një ekran të tillë.

Pavarësisht nëse telefoni me dizajn të lakuar i paraqitur në ftesë simbolizon Samsung Galaxy S Edge apo Galaxy S6, duket qartë që kompania Samsung do të vazhdojë të ofrojë telefona të mençur me ekran edhe në pjesët anësore të telefonave. Kontrollimet virtuale, lajmërimet, shërbimet, apo ndonjë përmbajtje tjetër mund të gjendjet në ato pjesë duke e lënë ekranin kryesor me më shumë hapësirë.

Pra, ftesa zyrtare nga Samsung është ajo që ne e kemi shfaqur edhe më parë, ndërsa kjo tani është krijuar nga një faqe koreane./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY