Shfletuesi TextOnly për Android

Keni dëshiruar ndonjëherë që të vizitoni një faqe interneti nga telefoni juaj thjeshtë si tekst? Atëherë kemi një zgjidhje për ju, shikoni shfletuesin TextOnly të krijuar nga SpaceNext për...


Keni dëshiruar ndonjëherë që të vizitoni një faqe interneti nga telefoni juaj thjeshtë si tekst? Atëherë kemi një zgjidhje për ju, shikoni shfletuesin TextOnly të krijuar nga SpaceNext për platformën Android.

Shfletuesi TextOnly mundëson leximin e faqeve të internetit vetëm në versionin “tekst”, duke i larguar reklamat, fotografitë, butona të ndryshëm për shpërndarje në rrjete sociale dhe skripte të ndryshme.

Pra, ky shfletues ju hap rrugën për lexim të mënjëhershëm të artikujve, pa pasur nevojë të prisni derisa faqja të karikohet në tërësi, duke përfshirë skriptet, fotografitë dhe reklamat.

Nëse ju jeni një lexues i rregullt i artikujve nëpër faqe të ndryshme të internetit, atëherë për lexim me të shpejtë ju preferojmë ta përdorni shfletuesin TextOnly. Shumica e faqeve të internetit posedojnë furnizuesin RSS dhe nga testimi i programuesve të TextOnly, mbi 95 për qind e faqeve punojnë në aplikacionin TextOnly. Aplikacionin TextOnly mund ta testoni edhe në faqen zyrtare./itshqip

Categories
Software

Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY