Më tepër se 40 përqind e ueb faqeve kineze kanë lëshime të sigurisë të cilat ju mundësojnë hakerëve të vjedhin të dhëna personale nga ato ueb faqe.
Mbi 1 milion lëshime të sigurisë janë gjetur në ueb faqe gjatë vitit 2015 nga Qihoo 360, një kompani kineze nga fusha e sigurisë kibernetike. Kjo përbën 43.9% të totalit nga ueb faqet e skanuara, 13% prej të cilave kishin lëshime serioze të sigurisë, thuhet në një raport të publikuar nga Qihoo 360, shkruan itshqip.com.
Vetëm 4.7% të këtyre lëshimeve janë rregulluar. 10.3% nga të cilat janë rregulluar brenda 24 orëve ndërsa më tepër se gjysma e tyre janë rregulluar vetëm pas një jave apo më shumë.
Më tepër se 5.53 miliard të dhëna personale mund të jenë vjedhur nga lëshimet e sigurisë në 1,282 ueb faqe, shkruan në raport. Shumica e këtyre lëshimeve të sigurisë gjendeshin në ueb faqet nga fusha e shëndetësisë prej të cilave mund të jenë vjedhur mbi 9.6 milion të dhëna personale./itshqip.com