Sony PlayStation 4 do të kushtoj 399 dollar/euro

Në muajin Shkurt të këtij viti Sony zyrtarisht njoftoi për gjeneratën e ardhshme PlayStation 4, por u ndal duke na treguar atë vetëm se si duket. Ndërsa tani në...

Në muajin Shkurt të këtij viti Sony zyrtarisht njoftoi për gjeneratën e ardhshme PlayStation 4, por u ndal duke na treguar atë vetëm se si duket. Ndërsa tani në E3, Sony shpalos atë duke treguar çmimin e tij dhe duke dhënë informata më shumë për të.Sony PlayStation 4 ITshqip1

Dizajni është krejtësisht i ndryshëm nga gjenerata e kaluar PlayStation 3 që iu kishte dhënë më shumë rëndësi kthesave dhe sipërfaqeve këndore që janë të ngjajshme me PlayStation 2.

Sony PlayStation 4 ITshqip2Përpara keni hapsira për Blu-Ray Drive dhe dy porte tjerë për USB 3.0. Ndërsa në anën e pasme janë hapsirat për ventilim  gjithashtu edhe portet e lidhjes duke përfshirë lidhjen me internet, HDMI, portet AUX për pajisje dhe porti për energji. Si gjeneratat e mëparshme ashtu edhe PS4 mund të qëndroj vertikalisht po ashtu edhe mbështet edhe pozitën horizontale.

Sony PlayStation 4 ITshqip3

Tani kemi disa informata më të rëndësishme për të pasi që më parë ishin ende të panjohura. Sony njoftoi se PlayStation 4 në Amerikë do të kushtoj 399 dollar, po ashtu edhe në Evropë do kushtoj 399 euro. Konsola do të vijë me vetëm një kontrollues DualShock 4 ndërsa kontrolluesi i dytë do kushtoj 59 dollar. Sony nuk zbuloi datën e saktë se kur do të jetë në dispozicion PS4, por përmendi sezonin e festave për daljen në treg. /itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY