Sony ka prezantuar kamerën e parë sportive 4K, FDR-X100V, që iu lejon përdoruesve të regjistrojnë pamje në rezolucion të plotë 4K.
Kamera që do të debutohet në muajin Mars me çmim prej 500 dollarëve mund të regjistrojë video me një rezolucion prej 3,840 x 2,160 piksela dhe vjen me një funksion që i mundëson të regjistrojë zë me kualitet të lartë pavarësisht zhurmave që mund të krijojë era. Njëkohësisht, kamera është rezistente ndaj ujit për t’u mbrojtur nga spërkatjet, bora, shiu dhe kushtet e tjera klimatike.
Kamera bartë edhe funksionin Steady Shot, që stabilizion videot vetëm kur jeni duke regjistruar në kualitetin HD, jo 4K.
Sony ka shtuar funksione të mençura në mënyrë që të bëjë sa më të lehtë përdorimin tek personat që dëshirojnë të kapin video me rezolucion të lartë 4K. Përmes Highligt Movie Maker ju mund të analizoni pamjet e shkrepura dhe t’i ndani ato në klipe më të vogla.
Gjithashtu, Sony ka zbuluar edhe një version të përditësuar për 4K Camcorder, HDR-AX33./itShqip