Swatch me orë të mençur që nuk ka nevojë të mbushet

Swatch është zyrtarisht duke u bërë gati të futet në tregun e orëve të mençura. Bazuar nga Nick Hayek, drejtori ekzekutiv i kompanisë zvicerane, Swatch do të lëshojë orën...

Swatch është zyrtarisht duke u bërë gati të futet në tregun e orëve të mençura. Bazuar nga Nick Hayek, drejtori ekzekutiv i kompanisë zvicerane, Swatch do të lëshojë orën e saj të parë brenda tre muajve të ardhshëm, transmeton itShqip.com. Ky do të jetë sigurisht rivali i orës së mençur të kompanisë Apple, që gjithashtu do të lansohet brenda tre muajve.

Swatch me orë të mençur që nuk ka nevojë të mbushet

Kompania Swatch pretendon të gjunjëzojë rivalin Apple duke krijuar një orë të mençur që nuk do të ketë nevojë të mbushet me bateri. Ky funksion nuk është detajuar më shumë, por ne mendojmë që pajisja do të konsumojë baterinë dhe më pas të zëvendësohet me një tjetër, ashtu si orët normale.

Ora e mençur nga Swatch do të mbështes teknologjinë NFC, dhe do të iu lejojë përdoruesve të bëjnë pagesa ndërmjet tyre. Swatch thuhet se do të punojë me platformën Android dhe Windows Phone./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY