Tani mund të redaktoni dosjet e Microsoft Office nga Gmail

Gmail ka bërë më të lehtë redaktimin e dokumenteve nga Microsoft Office përmes Inbox-it. Google ka përditësuar aplikacionin Gmail me një funksion të ri që ju lejon përdoruesve automatikisht...

Tani mund të redaktoni dosjet e Microsoft Office nga Gmail

Gmail ka bërë më të lehtë redaktimin e dokumenteve nga Microsoft Office përmes Inbox-it. Google ka përditësuar aplikacionin Gmail me një funksion të ri që ju lejon përdoruesve automatikisht të hapin dhe redaktojnë Office dosjet përmes Google Drive.

“Ne e kemi kuptuar që ju si përdorues të dokumenteve, keni të bëni me dosje të ndryshme, kështu që ne lansuam përditësime për t’a bërë më të lehtë redaktimin e dokumenteve” shkroi kompania në Gooogle+, transmeton ITshqip.

Tani mund të redaktoni dosjet e Microsoft Office nga Gmail1Kur Office dosjet janë të adresuara si skedarë, Gmail shton opsionin “Edit with Google Docs”. Pasi të klikoni në këtë opsion automatikisht dosja konvertohet dhe hapet për t’u redaktuar si fletë.

Google gjithashtu tani mbështet edhe 15 lloje të ndryshme të dojseve, përfshirë dosjet për prezantim .pps dhe .ppsx. Kompania tha se ka shtuar poashtu edhe aftësinë për të konvertuar listat, tabelat dhe grafikat përbrenda dokumenteve.

Përdoruesit që dëshirojnë të hapin dhe redaktojnë dosjet e Microsoft Office në Google Drive pa konvertuar ato, mund t’a bëjnë duke instaluar një Chrome Extension. Ky shtues për Chrome ju lejon të hapni dhe të redaktoni dosjet nga Microsoft Word, Excel dhe Powerpoint në Google Drive, edhe nëse nuk keni të instaluar Microsoft Office./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY