Këtu mund të gjeni të gjitha lajmet e fundit për datën e lansimit, specifikat e pajisjes, thashethemet dhe të rejat rreth pajisjes më të pritur nga Apple , iPhone 6.
Për këto thashetheme ende nuk është konfirmuar asgjë por spekulimet rreth iPhone 6 kanë filluar edhe pse ende nuk është debutuar iPhone 5S , që pritet të lansohet gjatë muajit Gusht të këtij viti.
Ekrani i Apple iPhone 6
Pajijsja iPhone 5 ka pasur një përmisim në krahasim me edicionet e tjera të iPhone pasi që madhësia e ekranit është rritur në 4 inç . Ndërsa për iPhone 6 mendohet se do të ketë një ekran 5 inç që do arrijë pajisjet me sistem operativ Andorid.
Në disa raporte thuhet se Apple do lansoi pajisje me madhësi të ndryshme të ekranit, që do vijnë edhe me ngjyra të ndryshme dhe do kenë elemente që pajisjet nga Apple nuk i kanë poseduar më parë. Dhe me lansimin e pajisjeve iPhone 5S dhe iPhone 6, Apple do të arrijë të krahasohet me pajisjet që njihen për ekran të madhë
Ndërsa sipas një analisti nga MacRumours, Apple do të krijoi ekran 4.8 inç për iPhone 6 dhe do ta bëjë më të hollë dhe sigurisht me kualitet të lartë HD.
Karakteristikat e iPhone 6
Sigurishtë që Apple ka përgaditur ndonjë përmisim me vlerë për pajisjen e gjeneratës së ardhshme të iPhone-it.
iPhone 6 do të ketë një kamerë me shumë përmisime dhe kualitet të lartë, gjithashtu pritet që të ketë edhe përmisime të tjera harduerike si në sensora dhe disa karakteristika të tjera që ju lejojnë përdoruesit të shikoj se ku gjendet pajisja e tij. Ndërsa mendohet se do krijoj procesor me katër apo tetë bërthama që do ta bëjnë pajisjen me shpejtësi mahnitëse.
Data e lansimit të iPhone 6
Shumë analistë pretendojnë se data e lansimit të iPhone 6 do të jetë në vitin 2014, pasi që Apple është përkushtuar shumë për të rregulluar pajisjen si në pamjen e jashtme ashtu edhe në pjesët e tjera harduerike të cilat do i shpenzojnë shumë kohë kompanisë deri në përfundim të pajisjes.
Dhe kështu për pajisjen iPhone 5S pritet të lansohet gjatë këtij viti, por iPhone 6 mbetet për vitin e ardhshëm edhe pse ende nuk është konfirmuar nga Apple./ITshqip
I used to be able to find good information from your blog posts.