Lizard Squad, grupi i hakerëve që me vetë dëshirë ka pretenduar që mbanë përgjegjësinë për rrëzimin e rrjetit të PlayStation dhe Xbox Live gjatë Krishitlindjeve, duket që tani si objektiv të ri ka rrjetin e projektit Tor. Raporti për sulmin në këtë rrjet, që ofron anonimitet online, u shfaq sonte duke pretenduar se është e mundur që të “rrëzohet rrjeti i uebfaqes Tor.”
Një zëdhënës që njoftoi për sulmin, tregoi që nuk kanë vërejtur deri tani ndonjë efekt tek përdoruesit anonim, transmeton ITshqip.
Sulmuesit mendohet që kanë marrur përforcime të reja në mënyrë që të krijojin një fraksion të madh në rrjetin e Tor-it. Njëkohësisht hakerët kanë bërë ndryshime në rrjetin e projektit Tor, ndryshime të cilat kompania është duke punuar për t’i larguar ato që të shpëtojë nga kërcënimet e radhës./itShqip