18/Apr/2014
Kartat microSD të fundit nga kompania Toshiba janë kartat më të shpejta në botë. Versioni me 32GB të microSD kartës arrinë të lexoj deri në 260MB/s dhe të shkruajë 240MB/s.
Po ashtu, Toshiba ka sjellur edhe versioni 64GB, por ky version nuk është aq i shpejtë pasi që arrinë të lexojë deri në 145MB/s dhe të shkruajë deri në shpejtësi prej 130MB/s. Këto karta përdorinë dosjet e sistemit exFAT dhe veprojnë nën ndërfaqen e plotë të dyfishtë me një shpejtësi maksimale prej 1.56Gbps.
Toshiba tha se kartat microSD UHS-II ofrojnë shpejtësi në të shkruar 8x dhe në të lexuar 2.7x. Çmimi dhe debutimi i këtyre kartave ende nuk është zbuluar, por lansimi i tyre së pari do bëhet në Evropë dhe Amerikën Veriore brenda javëve të ardhshme./itShqip
Categories
Hardware
No Comment