13/Feb/2015
Rrjeti social Twitter ka njoftuar për blerjen e Niche-s, një rrjet profesional për krijuesit e rrjeteve sociale që mundëson analizimin dhe rritjen e audiencës së tyre.
Niche ka qenë ndërmjetësues ndaj rrjetit social Twitter dhe Vine brenda vitit të kaluar duke ndihmuar kompaninë në zhvillim ekonomik si dhe duke ofruar një komunitet kreativ direkt me brendet më të mëdha në botë.
Niche është lansuar një vit më parë duke arritur deri tani rreth 3 milionë dollarë. Detajet rreth blerjes nuk janë zbuluar menjëherë, ndonëse sipas një raporti ky shërbim i kushtojë rrjetit social rreth 30 milionë dollarë.(ITshqip)
Categories
Web